Rreth Nesh

Glosarij Al është hapur si kompani farmaceutike në nëntor të vitit 2023. E lokalizuar pranë Tirana Business Park, në rrugën kryesore Rinas–Tiranë, vetëm pak minuta larg aeroportit ndërkombëtar Nënë Tereza. Zona ofron një pozicion strategjik me akses të shpejtë, si dhe infrastrukturë moderne me salla konferencash, akomodime cilësore hoteliere dhe shumë shërbime mbështetëse.

Zyra

Me sipërfaqe totale 170 m² dhe adresë: Rruga e Rinasit, Ndërtesa Nr. 07, Njësia 07.01.04, Tirana Business Park, Fushë Prezë, Vorë, Tiranë.

Magazina

Me sipërfaqe 445 m² dhe adresë: Rruga e Rinasit, Magazina Nr. 01, Njësitë 09 dhe 10, Tirana Business Park, Fushë Prezë, Vorë, Tiranë.

Magazina është ndërtuar ekskluzivisht për magazinimin dhe ruajtjen e produkteve farmaceutike, e pajisur me një sistem kondicionimi profesional të dedikuar për depot farmaceutike, i cili siguron kushte optimale me temperaturë të kontrolluar (15–25°C).

Struktura e magazinës përfshin:

  • 2 dhoma frigoriferike (2–8°C) për magazinimin e produkteve farmaceutike të zinxhirit të ftohtë (cold chain). Njëra prej dhomave funksionon si backup për tjetrën.
  • Sipërfaqe pranimi dhe shpërndarjeje, me dy dyer të dedikuara (hyrëse dhe dalëse) për fluksin e produkteve.
  • Rafte metalike me katër kate, ku dy të parat shërbejnë si pick-up area, ndërsa dy të sipërmet me sipërfaqe totale 100 m² të dedikuara për paleta.
  • Sipërfaqe të përbashkëta si zyra, dhomë zhveshjeje, tualete etj.
  • Dhomë kimike

Magazina e Glosarij Al është e kualifikuar dhe e pajisur sipas standardeve farmaceutike ndërkombëtare, duke garantuar ruajtjen e barnave dhe pajisjeve mjekësore në kushte optimale. Ambientet monitorohen vazhdimisht për temperaturën, lagështinë dhe sigurinë, në përputhje me kërkesat e praktikave të mira të shpërndarjes (GDP – Good Distribution Practice). Kualifikimi kryhet nga kompani ndërkombëtare, duke siguruar që produktet të mbërrijnë te klientët në gjendje të përsosur, me cilësi dhe stabilitet të pacënuar.

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë të përkushtuar, që ushtrojnë detyrat me përgjegjësi dhe integritet, duke kontribuar çdo ditë në realizimin e objektivave të kompanisë dhe mbështetjen e partnerëve shëndetësorë. Punonjësit janë vazhdimisht të angazhuar në trajnime dhe zhvillim profesional, me qëllim përditësimin e njohurive dhe përmbushjen e standardeve më të larta të industrisë farmaceutike. Investimi në aftësimin e stafit është një prioritet kryesor i Glosarij Al, për të garantuar shërbim cilësor, të sigurt dhe të përputhur me praktikat më të avancuara ndërkombëtare.

Një ekip i përkushtuar për të siguruar cilësinë më të lartë në shpërndarjen e barnave dhe pajisjeve mjekësore

Departamenti i shitjeve në Glosarij Al përbëhet nga një staf i kualifikuar dhe me përvojë, i cili siguron shpërndarjen e sigurt dhe të qëndrueshme të produkteve farmaceutike dhe pajisjeve mjekësore, në përputhje me kërkesat e tregut dhe nevojat e klientëve.

Shitjet realizohen në bazë të një strukture të organizuar sipas standardeve ndërkombëtare, duke garantuar profesionalizëm, korrektësi dhe efikasitet në çdo hap të procesit.

Çdo anëtar i ekipit punon me përkushtim, duke garantuar komunikim efektiv me klientët, korrektësi në proceset logjistike dhe përmbushje të plotë të nevojave të partnerëve tane dhe për të ofruar mbështetje të vazhdueshme në nivel të lartë.

Ekipi ynë

Ervis Aliu

Chief Executive Officer/ Administrator

Besiana Bezhani

Drejtuese Teknike Famaciste

Ervisa Murati

Key Account Manager (Famaciste)

Orgent Niko

Magazinier (Përgjegjës Logjistike)

Roland Leskaj

Shofer/ Manovrator

Misioni ynë

Të ndërtojmë një marrëdhënie afatgjatë me klientët tanë dhe t’u ofrojmë shërbimet dhe mbështetjen që ata kanë nevojë, duke u bazuar në profesionalizëm, në të rejat dhe zhvillimet më të fundit, në bashkëpunim me një personel dhe partnerë seriozë e profesionalë.

Vizioni ynë

Të jemi një kompani e mirënjohur dhe profesionale në sektorin e ofrimit e barnave dhe pajisjeve mjekësore për të githë gamën e produkteve dhe shërbimeve që ne ofrojmë.
Glosarij Al është i çertifikuar sipas standardeve të GDP-së dhe ISO 9001.

Na kontaktoni për më shumë
informacion!

Jeni të interesuar të dini më shumë rreth produkteve dhe shërbimeve tona?
Na dërgoni pyetjet tuaja dhe do t’ju përgjigjemi me kënaqësi!