Eksperiencë shumëvjeçare në furnizimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore, tashmë në Shqipëri
Glosarij është kompania e parë private në Mal të Zi për shitjen me shumicë të barnave dhe pajisjeve mjekësore, themeluar në vitin 1992.
Me përvojë mbi 30-vjeçare, ata kanë ndërtuar partneritete të besueshme dhe profesionale me klientët, duke ofruar produkte cilësore dhe shërbim të përkushtuar. Glosarij është distributor i autorizuar i më shumë se 300 brandeve të njohura rajonale dhe botërore si: MSD, SANDOZ, NOVARTIS, ROCHE, BAYER, ABBOTT, TAKEDA etj.
Tetori
Rozë.
Ekzaminimi i gjirit shpëton jetë!
Glosarij AL
Glosarij Al është hapur si kompani farmaceutike në nëntor të vitit 2023. E lokalizuar pranë Tirana Business Park, në rrugën kryesore Rinas–Tiranë, vetëm pak minuta larg aeroportit ndërkombëtar Nënë Tereza. Zona ofron një pozicion strategjik me akses të shpejtë, si dhe infrastrukturë moderne me salla konferencash, akomodime cilësore hoteliere dhe shumë shërbime mbështetëse.
Zyra
Me sipërfaqe totale 170 m² dhe adresë: Rruga e Rinasit, Ndërtesa Nr. 07, Njësia 07.01.04, Tirana Business Park, Fushë Prezë, Vorë, Tiranë.
Magazina
Me sipërfaqe 445 m² dhe adresë: Rruga e Rinasit, Magazina Nr. 01, Njësitë 09 dhe 10, Tirana Business Park, Fushë Prezë, Vorë, Tiranë.
Magazina është ndërtuar ekskluzivisht për magazinimin dhe ruajtjen e produkteve farmaceutike, e pajisur me një sistem kondicionimi profesional të dedikuar për depot farmaceutike, i cili siguron kushte optimale me temperaturë të kontrolluar (15–25°C).
Struktura e magazinës përfshin:
- 2 dhoma frigoriferike (2–8°C) për magazinimin e produkteve farmaceutike të zinxhirit të ftohtë (cold chain). Njëra prej dhomave funksionon si backup për tjetrën.
- Sipërfaqe pranimi dhe shpërndarjeje, me dy dyer të dedikuara (hyrëse dhe dalëse) për fluksin e produkteve.
- Rafte metalike me katër kate, ku dy të parat shërbejnë si pick-up area, ndërsa dy të sipërmet me sipërfaqe totale 100 m² të dedikuara për paleta.
- Sipërfaqe të përbashkëta si zyra, dhomë zhveshjeje, tualete etj.
- Dhomë kimike
Ne përfaqësojmë në Shqipëri
Merck Sharp & Dohme B.V ose MSD, lider botëror
Më shumë se 130 vjet eksperiencë në fushën biofarmaceutike me kërkime intensive për të ofruar zgjidhje inovative shëndetësore. Qëllimi i saj është të përdorë fuqinë e shkencës më të avancuar për të shpëtuar dhe përmirësuar jetë në mbarë botën. MSD udhëhiqet nga dëshira për të përmirësuar jetën, dhe vlerat përbëjnë thelbin e gjithë ecurisë së tyre duke përfshirë:

Pacientët gjithmonë në fokus

Respekt për njerëzit

Etike dhe integritet

Inovacion dhe persosmëri
- Pacientët gjithmonë në fokus
- Etikë dhe integritet
- Respekt për njerëzit
- Inovacion dhe persosmëri
Bashkëpunojmë me
Gallery
Një ekip i përkushtuar për të siguruar cilësinë më të lartë në kujdesin shëndetësor
Ekipi i Glosarij Al përbëhet nga profesionistë të përkushtuar, ku secili ushtron me përgjegjësi dhe integritet detyrën e tij, duke kontribuar çdo ditë në realizimin e objektivave të kompanisë dhe mbështetjen e partnerëve shëndetësorë në ofrimin e kujdesit cilësor për pacientët.
Punonjësit e Glosarij Al janë vazhdimisht të angazhuar në programe trajnimi dhe zhvillimi profesional, me qëllim që të përditësojnë njohuritë e tyre dhe të përmbushin standardet më të larta të industrisë farmaceutike. Investimi në aftësimin e stafit është një nga prioritetet kryesore të kompanisë, duke siguruar që çdo anëtar i ekipit të jetë i përgatitur për të ofruar shërbim cilësor, të sigurt dhe në përputhje me praktikat më të avancuara ndërkombëtare.
Misioni ynë
Të ndërtojmë një marrëdhënie afatgjatë me klientët tanë dhe t’u ofrojmë shërbimet dhe mbështetjen që ata kanë nevojë, duke u bazuar në profesionalizëm, në të rejat dhe zhvillimet më të fundit, në bashkëpunim me një personel dhe partnerë seriozë e profesionalë.
Vizioni ynë
Të jemi një kompani e mirënjohur dhe profesionale në sektorin e ofrimit e barnave dhe pajisjeve mjekësore për të githë gamën e produkteve dhe shërbimeve që ne ofrojmë.
Glosarij Al është i çertifikuar sipas standardeve të GDP-së dhe ISO 9001.
Na kontaktoni për më shumë
informacion!
Jeni të interesuar të dini më shumë rreth produkteve dhe shërbimeve tona?
Na dërgoni pyetjet tuaja dhe do t’ju përgjigjemi me kënaqësi!